Shefi i Mercedesit: Në Brazil dukej sikur të gjithë ishin kundër nesh

18 nëntor 2021 | 16:46

Botërori i Formulës 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Losail, në Katar, por shefi i Mercedesit, Toto Wolff, e ka ende mendjen te gara e fundit zhvilluar në Brazil.

Nga Katari ai ka ngritur gishtin kundër të gjithëve në Formula 1 pasi, sipas tij, janë kundër makinës gjermane dhe pilotit britanik Lewis Hamilton.

“Mercedesi gjithnjë ka qenë i bashkuar, por vendimet kundër nesh gjatë kohëve të fundit na kanë bashkuar edhe më shumë. Në Brazil dukej sikur të gjithë ishin kundër nesh dhe nuk arrij të imagjinoj se si është ndier Hamiltoni në pistë gjatë garës. Ndaj jemi përpjekur ta ndihmojmë në maksimum”, ka thënë Wolff. “Ky sezon po na dhuron shumë surpriza, në çdo drejtim dhe duket se ekuilibrat ndryshojnë nga gara në garë. Shpresojmë që kjo grintë që na karakterizoi në Brazil të na shoqërojë edhe në Katar, ku garojmë në një pistë të panjohur për të gjithë. Ne do të duelojmë deri në fund për fitore”, ka shtuar Wolffi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Vetëvendosjes, Dimal…