Shefi i OKB-së bën thirrje të ndalen sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia

08 gusht 2022 | 14:20

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar, me forcat ruse dhe ukrainase që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

“Çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është një gjë shkatërrimtare”, u ka thënë Guterresi, gazetarëve në Tokio, duke shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor.

“Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, ka thënë Guterres.

Këto komente nga shefi i OKB-së vijnë pasi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës ka thënë të dielën se një punëtor në uzinën e Zaporizhzhia është plagosur nga bombardimet ruse të shtunën në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Truproja e Princeshës Dianës, Ken Wharfe ka zbuluar se si…