Shefi i ri i inteligjencës amerikane viziton afaristin nga Kosova

22 maj 2020 | 07:58

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm pasi ka marrë zyrtarisht detyrën.

John Ratcliffe, i cili është mik i ngushtë i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë, ka bërë një vizitë falënderuese tek Ismet Smajli, njofton Klan Kosova.

“Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin. Menjëherë pas votimit Johni dhe bashkëshortja e tij Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshëndetje të shkurtër. Nuk mund ta përshkruaj gëzimin”, ka shkruar Smajli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Nuk kisha idenë se ai ishte këtu afër dhe më tha se kishte dëshirë që unë të jem njeriu i parë që do ta takonte pas marrjes së detyrës”, ka treguar Smajli, i cili ka bërë me dije se i ka thënë atij që nuk e priste këtë kohë dhe në këtë vend. “I thashë nuk pritja që të ishe në Uashington dhe se kjo ishte një surprizë e veçantë”, ka thënë Smajli.

(B. D. : ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se ky subjekt…