Shefi i Wagnerit: Beteja për Bahmutin na ka shkaktuar dëme të rënda

30 mars 2023 | 08:18

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, por edhe në palën ukrainase.

“Beteja për Bahmutin tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo gjithashtu ka dëmtuar rëndë kompaninë ushtarake private Wagner”, tha Prigozhin.

Gjatë ditës, ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë zmbrapsur më shumë sulme ruse në Bahmut, teksa presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk mund ta përballojë humbjen e betejës në këtë qytet në rajonin e Donjeckut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google,…