Shefi i OKB-së: Lufta e Ftohtë është kthyer

13 prill 2018 | 21:49

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se Lufta e Ftohtë është kthyer me hak.

“Lufta e Ftohtë është kthyer me hak, por me një ndryshim. Mekanizmat dhe masat mbrojtëse për të menaxhuar rreziqet e përshkallëzimit, që kanë ekzistuar në të kaluarën, nuk duken më të pranishme”, ka thënë shefi i OKB-së.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Guterres paralajmëroi edhe për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar mundësinë e sulmeve ajrore në Siri, pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i 7 prillit në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Rusia, e cila ka trupa në Siri, ka deklaruar se Britania e ka falsifikuar sulmin.

Britania ka thënë se akuza është një “gënjeshtër groteske”.

Rusia po ashtu paralajmëroi se sulmet ajrore të Perëndimit në Siri do të rrezikonin luftën midis dy palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merr fund frika e Brazilit për Neymarin. Rikuperimi i sulmuesit…