
Shefik Surdulli, kandidati me numrin 8 në listën e PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit
Shefik Surdulli është njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, të këtij subjekti politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese, për të cilën punoi pa u kursyer, duke i falë energji dhe kohë fuqizimit të PDK-së, pa kërkuar asnjëherë përparësi për veten e tij.
Me profesion është inxhinier i Elektroteknikës, ndërsa për 30 vite pa reshtur, me përkushtim të madh, punoi dhe nuk u ndal asnjëherë për Gjilanin dhe Kosovën. Sidomos nga vitet e ’90-ta, ai ishte pjesë aktive e proceseve politike-atdhetare për çlirimin e Kosovës, deri te angazhimi i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ato përkushtime qenë dhe mbetën motoja e përhershme e këtij profili njerëzor, kombëtar e politik: duke e parë përherë në vlug veprimtarish organizative, politike, kulturore, humanitare, kombëtare, sipas domosdosë që e kushtëzonin rrethanat e Kosovës, pavarësisht sfidave të asaj kohe a të kësaj të sotmes.
Një karakteristikë që e veçon Shefikun, ështe se, pas humbjes së zgjedhjeve të fundvitit 2013, ai dha dorëheqje nga pozita e zëdhënësit të Komunës, kështu edhe prej detyrës ligjore, të cilin ia garantonte ligji. Akti i dorëheqjes kishte qëllimin e vetëm: solidarizimin si sekretar i degës, i identifikuar me PDK-në, duke iu kundërvënë kësisoj largimit të stafit politik (të PDK-së), që e drejtoi komunën deri atëherë.
Portretin e tij e shquajnë edhe një mori cilësish: vendosmëria, sinqeriteti, profesionalizmi, qasjet serioze ndaj punës, qëndrimet e tija parimore, guximi intelektual e qytetar… I gjithë ky spektër, tek personaliteti i Shefikut, shpërfaqet pa hezitim, edhe atëherë kur rrezikohej karriera e tij politike.
Pas mandatit të parë (2017/2021), ku e përfaqësoi denjësisht PDK në interes publik dhe qytetar, Shefiku tani i rikthehet garës, për mandatin e dytë, në këtë sesion legjislativ të nivelit komunal, në listën e PDK-së, me numrin 8, me objetiv të qartë: Ngritjen e nivelit të Kuvendit Komunal, në shërbim të plotë të interesit publik – qytetar.
#Mamirë për Gjilanin
#RiadRashiti për kryetar
#PDK ☑️1️⃣9️⃣1️⃣
#ShefikSurdulli ☑️8️⃣ për Kuvend Komunal
#NaDuheshEdheTi
Shefik Surdulli