Sejdi Rama, kandidat i PDK-së për asamblenë komunale të Gjakovës me numrin 20
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidaturën e Sejdi Ramës, magjistër i juridikut, i cili garon për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e PDK-së me numrin 20.
Sejdi Rama njihet për angazhimin e tij qytetar dhe përkushtimin e pandalshëm ndaj zhvillimit të komunitetit. Me një bagazh profesional dhe vizion të qartë, ai synon të jetë zëri i qytetarëve në Asamble, duke përfaqësuar interesat e tyre me përgjegjësi, transparencë dhe integritet.
Në fokusin e tij është krijimi i një hapësire të barabartë zhvillimi për qytetin dhe fshatin, forcimi i urave të bashkëpunimit mes brezave dhe gërshetimi i traditës me nevojat moderne të shoqërisë.
“Gjakova ka nevojë për një përfaqësim të fuqishëm në Asamble, një zë që mbron interesin e qytetarëve dhe që punon për të ardhmen e tyre,” thekson vizioni i kandidatit të PDK-së.
Voto Sejdi Ramën, kandidat me numër 20 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjakovës.



