Totaj bën thirrje për regjistrim të vullnetarëve në fushatë: Të bashkohemi për Prizrenin tonë

15 shtator 2025 | 22:15

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në rrugëtimin për zhvillimin e qytetit.

“Fitoret nuk ndodhin vetvetiu. Ato vijnë me angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej nesh,” u shpreh Totaj.

Ai theksoi se për ta jetësuar vizionin e tij për një Prizren në punë, është e domosdoshme pjesëmarrja aktive e qytetarëve.

“Për ta bërë realitet Prizrenin që duam, kemi nevojë për secilin prej jush. Prandaj, ju ftoj të regjistroheni si vullnetarë të fushatës sonë në www.shaqirtotaj.com,” tha ai.

Totaj përmbylli fjalën e tij me një thirrje mobilizuese: “Le të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për Prizrenin tonë.

LINK për t’u regjistruar si vullnetarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Të premten, më 12 shtator, në Qendrën e Artit…