Shefja e BE-së në Kosovë nuk jep afat se kur hiqen vizat

09 maj 14:58

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e Ditës së Evropës, nuk ka dhënë ndonjë afat se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

“Nuk dua ta përfshijë veten me afate kohore, pasi vendimi për udhëtimin e lirë pa viza do të merret nga vendet anëtare. Kështu që, ne nuk mund të flasim në emër të tyre, por inkurajojë institucionet e Kosovës të vazhdojnë me punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të fuqizojnë institucionet dhe sundimin e ligjit. Të gjitha këto do të ndihmojnë vendet anëtare të marrin vendim pozitiv”, ka thënë Apostolova.

Ajo ka thënë se shpreson që shumë shpejt Kosova do të jenë në gjendje ta kremtojë Ditën e Evropës si pjesë përbërëse e familjes evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Karatesë së Kosovës në një konferencë për media,…