Sheiku dhe princi i Arabisë ndërron jetë në moshën 39-vjeçare

03 korrik 2019 | 11:52

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, kanë lajmëruar autoritetet ditën e sotme.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Është deklaruar se do të mbahen tre ditë heshtje në Emiratet e Bashkuara Aravbe dhe funerali pritet të kryhet ditën e mërkurë.

Babai i tij, Sheiku Sultan bin Muhammad Al Qasimi, ka sunduar Sharjahun që prej vitit 1972 dhe në fjalën e tij thotë se djali i tij është në kujdes të zotit tashmë.

Në shumë prej deklaratave edhe informacioneve më të fundit nuk është bërë ende me dije arsyeja e vdekjes së 39-vjeçarit.

Kujtojmë se vëllai i tij Sheikh Mohammed bin Sultan bin Mohammed Al Qasimi vdiq për shkak të overdozës në moshën 24-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilionerja Kylie Jenner ka pozuar për të promovuar linjën e…