Shemben dy ndërtesa në Itali, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

01 prill 2020 | 14:58

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga një cilindër.

Zjarrëfikësit nxorën gjashtë persona të gjallë nga rrënojat, ndërsa një grua 80-vjeçare vdiq.

Përveç shembjes së dy ndërtesave (njëra tërësisht dhe e dyta pjesërisht), u dëmtuan dhe disa ndërtesa aty pranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të kushteve atmosferike nga të reshurat e borës,…