![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/C779B54F-0595-4B04-BE5C-9911A246F8BC.jpeg)
Shembet dheu në rrugën Kaçanik – Han i Elezit
14 shkurt 2018
| 10:49
Në rrugën magjistrale Kaçanik – Han i Elezit ka pasur rrëshqitje të dheut, pas reshjeve të borës që kanë rënë mbrëmë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“Te vendi Kulla e Çezmes ka rrëshqitje të dheut ku kanë rënë edhe disa gurë. Rruga është e qarkullueshme, por duhet të ketë kujdes të shtuar”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo rrëshqitje e dheut, derisa kompania përkatëse është duke pastruar mbetjet në rrugë.