Shembet një urë në Itali

14 gusht 2018 | 14:08

Një urë e madhe është shembur afër qytetit italian, Gjenova, duke shkaktuar rrëzimin e veturave nga 100 metra lartësi.

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka thënë se ka mundësi që rasti të jetë “tragjedi e madhe”.

Agjencia e lajmeve, “Adnkronos” ka raportuar se shërbimet e ambulancave lokale kanë njoftuar që “shumë persona kanë vdekur”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 njihet si Ura Morandi.

Gazeta italiane, “La Repubblica”, e ka përshkruar këtë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Ura është shembur derisa në qytet binte një shi i rrëmbyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o karrierën futbollistike…