Shëndetësisë i shtohen edhe 1500 specializantë

22 tetor 2020 | 10:43

Sot sistemit shëndetësor të Kosovës i janë shtuar edhe 1500 specializantë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se e kishte në prioritet që të zgjidhte këtë çështje “njëherë e përgjithmonë” që, sipas tij, ishte problem i madh në këto pesë vjetët e fundit, njofton Klan Kosova.

“Këta për vjet të tëra nuk kanë praktikuar profesionin e tyre, për të cilat kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializim në fushat e tyre të preferuara”.

“Mjekët e kanë pritur këtë vendim për specializim. Jam i lumtur për juve që do të shtoheni kuadros më të shkolluar në vend, armatës së mjekëve shembullorë që u dëshmuan në çdo kohë. Jemi të lumtur që e keni thyer bllokadën e pakuptueshme dhe i kemi dhënë mundësi 1500 mjekëve për të filluar specializimin”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se ky konkurs do të hapet çdo vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar rastin ku dyshohet…