Shënohet 76-vjetori i Bibliotekës Kombëtare

25 nëntor 2020 | 13:38

Në Prishtinë është shënuar 76-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se do të kërkojë rrugë të përkrahjes dhe se do ta mbështesë bibliotekën në projektin e digjitalizimit.

“Për të konfirmuar mbështetjen qe biblioteka do ta ketë në mision e saj. Ky vend është tempull i dijës ku kanë studiuar gjenerata të tërë intelektualësh. Këtë vit edhe pse në kohë pandemie, kam munduar t’u qëndroj pranë, e kam rritur buxhetin e këshillit të librit, kam iniciuar themelimin e qendrës së librit. Ndikimi që pati pandemia në Bibliotekën Kombëtare vuri në pah nevojën për sigurimin e qasjes në materiale të digjitalizuara. Zotohem se do të kërkoj rrugë të përkrahjes dhe do të mbështes bibliotekën në projektin e digjitalizimit”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere,…