Shënohet Dita e Patates në Debelldeh të Vitisë

04 tetor 2019 | 17:18

Në fshatin Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates, e cila është organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBZhR) e kësaj komune në bashkëpunim me organizatën IKC dhe organizatat e tjera.

Në këtë organizim, përpos përfaqësuesve të IKC-së, kultivuesve të patates nga ky fshat ishte edhe Arton Elezi, ushtrues detyre i DBZhR-së në Viti.  Elezi ka theksuar se përmes kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates të kësaj komune, në veçanti të fshatit Debelldeh.

Ai ka thënë se patatet e këtij fshati janë mjaft të kërkuara në tregun vendor. Më tutje, Elezi ka bërë me dije se ky ishte viti i dytë ku Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me të tjerët, ka organizuar shënimin e Ditës së Patates.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të pazakonta vijnë nga aeroporti i Çikagos në Shtetet…