Shënohet dita e shkollës ‘Zahir Pajaziti’ në Orllan

01 nëntor 2022 | 14:44

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj ishin të pranishëm në manifestimin e organizuar për nder të ditës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Zahir Pajaziti” në Orllan.

Në këtë organizim ishin të pranishëm, familjarë të heroit, familje të dëshmorëve, drejtori i shkollës, personel arsimor, këshilli i shkollës, pjesëtarë të KFOR-it, pjesëtarë të Policisë, nxënës dhe prindër.

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, mbajti një fjalë rasti i cili falënderoi të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme me shënimin e Ditës së Shkollës SH.F.M.U “Zahir Pajaziti”, në Orllan dhe në ditëlindjen e 60-të të kryekomandantit, Zahir Pajaziti.

Drejtori i Arsimit, Avni Fetahu tha: “Sot në përvjetorin e shkollës “Zahir Pajaziti”, kujtojmë jetën, veprën dhe sakrificën e heronjve tanë që nuk kursyen as të shenjtën jetë për të mbrojtur dhe jetësuar idealit e popullit tonë, idealin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës kishin përgatitur program të pasur artistik e kulturor në shënim të kësaj ngjarje.

Po ashtu pjesë e këtij program artistik ishte edhe këngëtari, Ismet Behxheti i cili interpretoi këngë kushtuar heronjve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten (më 4 nëntor) do të mbahet konferenca e…