Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë

10 shkurt 2020 | 14:39

Me mesazhin për kujdes dhe vëmendje të shtuar ndaj pacientëve të diagnostikuar me epilepsi, është shënuar Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë.

Në aktivitetet e organizuara nga Klinika e Neurologjisë, në bashkëpunim me Shoqatën Kundër Epilepsisë, u tha se ende ekziston stigma, apo paragjykimi për personat që kanë këtë sëmundje dhe nevojitet më shumë sensibilizim i popullatës dhe profesionistëve shëndetësorë në lidhje me këtë sëmundje.

Valbona Govori, kryetare e Shoqatës Kundër Epilepsisë, foli në lidhje trajtimin që u bëhet pacientëve që janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Ajo ka thënë se ende këta persona janë të stigmatizuar nga shoqëria dhe nevojitet më shumë punë nga mantelbardhët dhe shoqëria në tërësi.

Në anën tjetër, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, foli për tretmanin mjekësor që marrin në kuadër të klinikës pacientët e prekur nga kjo sëmundje.

Sipas tij, klinika ka staf të edukuar dhe trajnuar mirë, për të trajtuar këtë sëmundje, por duhet të punohet më shumë në mbulimin me terapi kundër kësaj sëmundjeje.

Profesorë dhe mjekë të tjerë neurologë, bënë prezantime shkencore në lidhje me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ngritur komision…