Shënohet rënie e numrit të udhëtarëve me aeroplan dhe tren në Kosovë

30 korrik 2020 | 15:33

Në tremujorin e dytë 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë ose 76.85 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin me dhënat mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikim, thuhet se kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë në muajin mars për masat e ndërmarra në luftimin e Covid-19  , ku transporti i udhëtareve është ndërprerë deri në muajin maj.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e dytë ishte rreth 144 mijë ton, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 ka një rënie 5.70 për qind. “Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e dytë 2020 ishte 94 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie 96 për qind. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 19 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie për 96.79%. Në mungesë të raportimit nga disa operatorë ekonomikë, të dhënat e telekomunikimit për periudhën TM2 2020 do të publikohen në periudhën e ardhshme”, thuhet në raportin e ASK-së.

A.M/ Epoka e re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21-vjetorin e masakrës më të madhe në qytetin e…