Shënon Messi, por ndalet Barcelona

01 mars 2018 | 22:57

Lionel Messi e ka shënuar edhe një tjetër gol në La Liga, por skuadra e Barcelonës është ndalur në barazim ndaj Las Palmas (1-1).

Messi shënoi në minutën e 21-të, kurse vendasit e barazuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë me golin e shënuar nga Jonathan Calleri prej pikës se bardhë.

Ndërsa ndeshja tjetër në mes Real Betisit dhe Real Sociedadit përfundoi me rezultat 0-0, kurse shqiptari Adnan Januzaj luajti në shtatëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)   

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City pasi e mposhti Arsenalin në Kupë, të njëjtën…