Shërbimi Korrektues pranon donacion tri automjete transportuese për të burgosurit

25 janar 2021 | 17:00

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programin ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

SHKK-ja gjatë këtij muaji nga INL-ja ka pranuar donacion në vlerë prej 172.000 dollarë, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së.

ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi…