Sherifi: Barazi përmes uljes së pagave shumë të larta

23 tetor 2018 | 17:23

Në takimin e sotëm të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsonit, ishin të pranishëm edhe përfaqsues të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, ku u diskutua për Ligjin për Pagat në sektorin Publik, përkatësisht për pjesën që ka të bëjë me pagat në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe për pagat e gjyqëtarëve dhe prokurorëve në veçanti.

Kërkesa e tyre ishte, që gjatë pricesit të hartimit të ligjit për pagat në sektorin publik të respektohet barazia e pushteteve siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i NISMA’s,  anëtar i komisionit parlamentar, Bilall Sherifi tha se do të angazhohet që të respektohet barazia e pushteteve edhe në paga siç e kërkon Kushtetuta, por përmes uljes së pagave shumë të larta dhe jo përmes ngritjes së atyre që mendoj se janë të mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje të…