Sherifi: Kurdo që mbahen zgjedhjet Nisma me mbi 10 deputetë

06 nëntor 2018 | 22:39

Shefi i Grupit Parlamentar, njëherit sekretar i përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, gjatë një interviste dhënë për Insajderi.com ka folur për Nismën, Qeverinë, Liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Për dialogun Kosovë-Serbi, Sherifi tha se gjitha partit politike duhet të ulen dhe të krijojnë një platformë të përbashkët sepse aq sa kanë përgjegjësi pozita kanë përgjegjësi edhe opozita. Vetëm të bashkuar mund të jemi të fort në diplomacin e jashtme, tha ndër tjerash Sherifi.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme, ai ka thënë se kurdo që mbahen zgjedhjet Nisma Socialdemokrate është e gatshëm të garoj e vetme, por edhe të bashkëpunoj me partitë tjera.

“Ne nuk i friksohemi zgjedhjeve , jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje vet, jemi të bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet Nisma do të arrij të ketë mbi dhjetë deputet, edhe moto për zgjedhjet e ardhshme do të jetë 10+” ka thënë Sherifi.
E, kur është pyetur rreth punës së Qeverisë, Sherifi tha Qeveria për një vit nuk mund të matet, pasi që një Qeveri mund të matet pas përfundimit të mandatit.

“Qeveria po i sherben popullit, derisa qeveria i sherben popullit duhet të vazhdoj, kur populli i sherben qeverisë atëherë duhet t’i kthehet sovranit pra popullit”, ka theksuar Sherifi.

Gjithashtu ai u pyet edhe për mundësin e rrëzimit të Qeverisë ku tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje por aktualisht nuk është koha për zgjedhje.

“Nese nesër do të ketë zgjedhje ne jemi ketu. Një thënje është se duhet të jesh gati edhe sikur neser do të ketë luftë por duhet të punojmë edhe sikur nuk do të ketë edhe 100 vjet, në kuptimin metaforik sepse edhe zgjedhjet elektorale janë një lloj luftë. Pra ne do të punojmë sikur mandati do të shkoj deri në fund por edhe duhet të jemi gati sikur nesër do të ketë zgjedhje”, ka deklaruar Sherifi.

Sherifi foli edhe për Liberazimin e vizave ku tha se nëse nuk caktohet brenda këtij viti një datë për Liberalizimin e vizave, kjo çështje mbetet vetëm çështje politike dhe nuk varet nga Kosova, sepse tashmë janë plotësuar gjitha kushtet e përcaktuara nga BE për Kosovën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monaco është turpëruar brenda në shtëpi nga Club Brugge. Ekipi…