Sherifi: Në legjislaturën e VII Nisma do të jetë e përfaqësuar me më shumë se 10 deputetë

22 gusht 2019 | 11:43

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se konteksti në të cilin ndodhet Kosova dhe domosdoshmëria që sovrani të thotë fjalën e vet duke zgjedhur përfaqësuesit e tij, kanë bërë që Nisma Socialdemokrate të votojë për shpërndarjen e legjislaturës së VI të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, me qëndrimet e deritanishme dhe punën konkrete në interes të qytetarëve të Kosovës, Nisma Socialdemokrate ka dëshmuar se është forcë politike serioze ku mund të mbështeten shpresat për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Kemi bindjen e plotë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta forcojnë përfaqësimin e tyre nëpërmjet deputetëve të Nismës Socialdemokrate dhe në legjislaturën e VII Nisma Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me më shumë se 10 deputetë!”, ka shkruar Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë…