Sherifi: Platforma për dialog nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës

08 mars 2019 | 13:47

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se platforma e Kosovës për dialog, e cila dje është miratuar në Kuvend nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka të drejt kur i është ankuar diplomatit amerikan David Hale se kjo platformë nuk lë vend për kompromis.

Postimi i plotë i Sherifit:

Presidentit i Serbisë Aleksandër Vuçiq iu ankua diplomatit amerikan David Hale se Platforma e Kosovës për dialog me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk lë vend për “kompromis”. Për herë të parë Aleksandar Vuçiqi ka të drejtë: përmes kësaj platforme i është dhënë fund shpresës serbe për të cenuar integritetin territorial të Kosovës!
Është plotësisht e kuptueshme arsyeja e kundërshtimit që Presidenti i Serbisë i bën platformës që nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës! Mirëpo, ajo që është e vështirë të kuptohet në lidhje me platformën në fjalë ka të bëjë me faktin se një numër deputetësh bojkotuan miratimin e saj ndërsa forca të caktuara të opozitës refuzojnë që të jenë pjesë e kësaj platforme.
Sidoqoftë, me miratimin e Platformës për dialog me Serbinë Kuvendi i Kosovës ua bëri me dije të gjithëve se ka përfunduar një herë e përgjithmonë koha kur në dialog shkohej me “duar në xhepa”!
Tani është koha e bashkimit përreth kësaj Platforme në interes të Kosovës!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjiganti “Trepça” pas votimit…