Sherifi thotë se s’ka dashur post në Qeveri për t’u dhënë hapësirë kuadrove të reja

05 qershor 2020 | 22:28

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate ka thënë se personalisht ka hequr dorë që të ishte pjesë e Qeverisë së re.

“Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.

“Qëndrimi im lidhet me pikëpamjet që kam rreth kuadrove që duhet ta përfaqësojnë forcën tonë politike. Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë̈ për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme”.

Emri i Sherifit ka qenë i përfolur për zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i ka reaguar trajnerit të…