Shërohen nga Covidi edhe 868 persona

15 prill 2021 | 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covidi edhe 868 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 100 135 raste nga 490 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 039 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 900”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…