Shërohet nga COVID-19 aktorja e ‘Casa de Papel’

19 prill 2020 | 00:00

‘Lisbona’ e Casa De Papel është rikuperuar krejtësisht nga covid-19, virus i cili e pushtoi një muaj më parë, më 19 mars. Në një intervistë për radion ‘Cuidad aktorja, emri i vërtetë i të cilës është Itziar Ituño, ka deklaruar se gjithçka ka kaluar dhe se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator, por edhe atë neurologjik”, u shpreh aktorja gjatë intervistës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Satelitë nga kompania e njohur amerikane “Space X” kanë mbuluar…