Sherr në avion, pasagjerja i thyen dhëmbët stjuardesës

27 maj 2021 | 18:18

Pas një serie incidentesh në avion, përfshirë sulmin e një pasagjereje që i theu dy dhëmbë një stjuardese dhe e la me plagë në fytyrë, sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të Southwest Airlines në SHBA i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.

“Kërkojmë ndihmën e të gjithëve për të garantuar një situatë të qetë e të këndshme nëpër fluturime”, tha për CNN kryetarja e sindikatës, Lyn Montgomery.

Sipas saj, vetëm nga periudha 8 prill deri në 15 maj, ka pasur 477 incidente që përfshinin sjelljen e pahijshme të udhëtarëve, një numër ky i paprecedentë episodesh të cilat po bëhen gjithmonë e më agresive duke mbërritur një nivel të patolerueshëm.

Ai më i fundit ishte edhe më i rëndi, kur një pasagjere u arrestua për dëmtime të rënda pasi sulmoi një stjuardesë gjatë një fluturimi nga Sacramento drejt San Diegos, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe thyerjen e dy dhëmbëve.

Montgomery i kërkoi Southwest Airlines t’ia bëjë të qartë publikut se sjellja e keqe apo e dhunshme ndëshkohet sipas ligjeve lokale e federale dhe mund të rezultojë në ndalimin e fluturimit të personit në fjalë me atë kompani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…