Sherr për ulësen nga dritarja, grusht në avion mes dy pasagjerëve (VIDEO)

09 korrik 2023 | 18:35

Incidentet në fluturimet nga Britania drejt destinacioneve turistike në Europë, gjatë muajve të verës janë bërë tashmë të zakonshme. Një i tillë është regjistruar në avionin që nisej nga Malta me destiancion Stansted në Londër.

Në një video që është bërë virale në rrjet shihen dy burra duke u përleshur fizikisht, me grindjen që nisi për sediljen.

Pasagjerët e tjerë në avion janë përpjekur që të ndalin sherrin që degjeneroi në dhunë, por pa sukses.

Një dëshmitar tha se sherri shpërtheu pasi një shtetas britanik refuzoi të linte një shtetas amerikan të kalonte nëpër korridorin e avionit.

“Britaniku nuk e linte amerikanin të kalonte për të shkuar në ndenjësen nga dritarja dhe më pas u shkëmbyen disa fjalë e sharje përpara se të shpërthente dhuna fizike. Fluturimi u vonua dy orë dhe të gjithë ishin të mërzitur”, rrëfeu dëshmitari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka…