Shevchenko: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e epokës sonë

28 mars 2020 | 14:45

“Jam në Londër, prej gati 10 ditësh jemi mbyllur në shtëpi. Po jetojmë një moment të vështirë, me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje për ta bërë atë është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i japim mundësinë mjekëve të bëjnë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të shkëlqyer, ata janë heronjtë e kohës sonë”, kështu është shprehur Andriy Shevchenko në një video-intervistë për “Sky Sport”.

Ish-futbollisti i Milanit dhe Chelseat, ani në krye të kombëtares së Ukrainës, e di mjaft mirë se çdo të thotë të jetosh i mbyllur në shtëpi dhe në rrethana të vështira.

“Kam jetuar një moment shumë të ngjashëm, kur isha 9 vjeç teksa shpërtheu centrali i Çernobilit dhe ishte shumë situatë e rëndë. E përsëris, mundësia e vetme është të ndjekim kufizimet pa bërë marrëzi, nuk e dimë nëse jemi pozitivë apo jo, nëse mund të infektohemi nga njerëz asimptomatikë, duhet të mendojmë për veten dhe njerëzit që mund të infektojmë”, ka deklaruar Shevchenko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci ka denoncuar personat me ndikim në shoqëri…