Shevchenko një ditë synon të bëhet trajner i Milanit

31 maj 2021 | 14:16

Ish-sulmuesi i Milanit, Andryi Shevchenko, ka bërë me dije se një ditë dëshiron që ta drejtojë klubin kuqezi.

Trajneri aktual i Kombëtares së Ukrainës e ka vlerësuar Milanin për sezonin e fundit, derisa ka thënë se tash duhet të përqendrohet maksimalisht në Ligën e Kampionëve.

Ukraina do të luajë në “Euro 2020” këtë verë teksa Shevchenko thotë se është shumë i zënë për momentin, por një ditë do të drejtojë një klub dhe ai do të dëshironte të ishte Milan. Shevchenko kaloi vite të arta në Milan ku luajti për shtatë vjet ku luajti 208 ndeshje dhe shënoi 127 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka festuar ditëlindjen e…