Shfaqet Prigozhini, jep një mesazh shqetësues

06 korrik 2023 | 08:19

Lideri i Grupit Wagner, Yevgeni Prigozhin, ka lëshuar një mesazh të fuqishëm pas largimit nga territori rus pas arritjes së marrëveshjes me presidentin Vladimir Putin.

“Dua ta keni të qartë se marshimi ynë për drejtësi synoi t’i jepte fund tradhtarëve dhe të mobilizonte shoqërinë dhe mendoj se e kemi arritur qëllimin tonë në një masë të madhe”, tha ai në Telegram. Në këtë kuadër, kreu i mercenarëve ka theksuar se “sot më shumë se kurrë është e nevojshme mbështetja juaj”.

Nga Bjellorusia, ku aktualisht ndodhet që kur u largua nga Rusia pas kryengritjes së udhëhequr nga Grupi Wagner, ai theksoi se “do të ketë fitore të reja në front”. Prandaj, Prigozhin i ka bërë thirrje popullatës ruse që me besim të shohin triumfet e reja në front në të ardhmen e afërt, megjithëse nuk ka dhënë më shumë detaje për planet e tij.

Pas revoltës së anëtarëve të Grupit Wagner, Prigozhin bëri një deklaratë të vetme, në të cilën ai dha versionin e tij të asaj që ndodhi dhe garantoi se qëllimi i tij “nuk ishte të rrëzonte regjimin”. Megjithatë, komentet e tij kanë ndezur polemika në disa raste, veçanërisht kur ai akuzoi oligarkinë ruse dhe establishmentin ushtarak se mashtronin Putinin në lidhje me Ukrainën.

Rebelimi i Grupit Wagner dështoi falë besnikërisë së ushtrisë, siç deklaroi të hënën e kaluar ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, një nga komandantët ushtarakë të kritikuar nga kryengritësit. “Këto plane dështuan kryesisht sepse anëtarët e forcave të armatosura ruse treguan besnikëri ndaj betimit dhe detyrës së tyre”, tha ai në një takim me zyrtarët.

Këto janë komentet e para publike të ministrit të Mbrojtjes për këtë rebelim të armatosur, të nisur më 23 dhe 24 qershor nga Prigozhin, i cili akuzoi Shoigunin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valeri Gerasimovin, për paaftësi dhe për mosmbrojtje të njerëzve të tij.

Bllokimi i faqeve në favor të Prrigozhinit

Më 3 korrik, disa faqe ruse me reklama për liderin Wagner janë bllokuar. Në to, Prigozhin u prezantua si një “mbrojtës i Rusisë” me synimin për një kandidaturë të mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Për momentin arsyeja nuk dihet, por ato mund të jenë faqe interneti të lançuara nga vetë mercenarët e Wagnerit për të lavdëruar liderin e tyre, pasi ai vetë nuk ka shprehur asnjëherë ambicie politike. Që nga rebelimi i dështuar, duhet theksuar se autoritetet ruse përpiqen të japin një imazh të normalitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve…