Shfrytëzohet një femër për prostitucion në Shtime, arrestohen dy persona

21 maj 2021 | 10:36

Pas një hetimi disa mujore është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për urdhër në katër lokacione të ndryshme në qytetin e Shtimes ku janë kontrolluar: dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale të lartcekur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten në Shtime.

Siç thuhet në raport, gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzore” për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare.

“Pas një hetimi disa mujore është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për urdhër në katër lokacione të ndryshme në qytetin e Shtimes ku janë kontrolluar: dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale të lartcekur. Gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzore” për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është bindur që të qëndrojë te Barcelona nga…