SHGSK-ja nesër mban kuvendin e punës

19 dhjetor 15:12

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) njofton se nesër (e mërkurë) nga ora 11:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë do të mbahet kuvendi i punës.

Sipas këtij njoftimi në këtë kuvend pritet: Zgjedhja e trupave punues, aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të punës më 04 shtator 2015, raporti i punës së SHGSK-së për periudhën 15 maj 2015, 2016 dhe 2017, raporti financiar për periudhën 15 Maj 2015, 2016 dhe 2017 dhe aprovimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të SHGSK-së.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit në…