Shi e borë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

28 janar 2021 | 16:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtunë por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selvije Mehmeti shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore "Azem…