Shiffrin kryeson në Kupën e Botës

26 nëntor 2018 | 18:05

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin fitoi garën e sllallomit për femra, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski, zhvilluar në pistën amerikane të Killington. Pas dy zbritjesh, ajo dha kohën e përgjithshme 1’43”67, duke lënë pas sllovaken Petra Vlhova, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua skiatorja suedeze Frida Hansdotter.

Një garë e dominuar nga Shiffrin, që korri suksesin e 45-të në karrierën e saj, të dytin këtë sezon, sërish në disiplinën e sllallomit, e preferuara e saj. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 23-vjeçare amerikane, që la pas me më shumë se 1 sekondë rivalet e saj.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, ajo komandohet pikërsiasht nga Shiffrin, me dy fitore këtë sezon. Garat e radhës së Kupës së Botës do të zhvillohen pas një jave në pistën e Lake Louise në Kanada. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fier është mbajtur një turne ndeshjesh me ekipet e…