Shiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, e reja: Nuk kam dëgjuar histori aq të mira për djemtë shqiptarë

20 maj 2022 | 15:10

E ndërsa rinia shqiptare “fluturon” drejt Europës, të kundërtën ka vendosur të bëjë holandezja, Janneke van der Linden, e cila ka treguar se pas disa vizitave në Shqipëri, ka vendosur që të shpërngulet përfundimisht.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, ajo thotë se ka shitur gjithçka që kishte, nga mobiliet, te rrobat dhe librat e preferuar. Gjithçka që i ka ngelur janë motori me të cilin udhëton, një laptop dhe disa veshje.

Në shkrimin e saj, Janneke thotë se është befasuar dhe frymëzuar nga Shqipëria në shumë mënyra, përmes njerëzve, kulturës, natyrës dhe historisë së ndërlikuar.

“E kam vizituar mbi një duzinë herë dhe çdo herë më dukej si të kthehesha në shtëpi”, shkruan holandezja, që tashmë do të natyralizohet si shqiptare. Ajo thotë se Shqipëria është një vend i nënvlerësuar në Europë, por ashtu si shumë vende të tjera, ajo lufton me korrupsionin dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se në pesë vitet e fundit ka ardhur shpesh në Shqipëri.

“Nuk kisha shumë gjëra për të shitur, jetoja në një vend të vogël në Amsterdam. Kam lëvizur sa në një vend në tjetrin, se nuk gjeja lehtë shtëpi. Por nuk ishe vendi ku doja të jetoja.

Do doja të rrija këtu dhe të shoh se si ecën, asnjëherë nuk e di se çfarë do të vijë më vonë. Do më marrë malli për miqtë e mi, por i pres që të vijnë këtu. Shumë prej tyre kanë ardhur dhe e kanë vizituar Shqipërinë.

Në pesë vitet e fundit kam ardhur shpesh në Shqipëri, dhe qëndrimi më i madh ka qenë 1 muaj. Tani nuk e di se sa do të rri, nuk e kam një datë kthimi. Plani është që të qëndroj gjatë, por nuk e di”, tha holandezja.

E pyetur nëse do të krijonte një familje këtu, ajo u shpreh se nuk e di pasi nuk ka dëgjuar fjalë të mira për djemtë shqiptarë.

“Nuk njoh shumë djem shqiptar, kam miq shqiptarë, por nuk kam dëgjuar histori aq të mira për djemtë shqiptarë.

Ndoshta mund të jetë çështje kulture. Për mua është shumë normale që një grua të dalë të shëtisë vetën me motor, kurse këtu duket sikur është më shumë për djemtë. Kur të njoh një djalë shqiptar, do tu them se çfarë mendoj”, tha holandezja.

Shiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, eShiti çdo gjë në Holandë për Shqipërinë, e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1,2 milionë euro është vlera e buxhetit që është…