Shitjet më të shtrenjta nga Bayerni, Shaqiri në mesin e tyre

01 mars 2018 | 16:59

Bayern Munchen njihet si njëra nga skuadrat që nuk lejon largimin e yjeve të nga “Allianz Arena”. Megjithatë, mediet gjermane kanë radhitur 10 futbollistët më të shtrenjtë të larguar nga Bayerni.

I pari në listë është braziliani Douglas Costa që iu bashkua Juventusit verën e kaluar për 40 milionë euro. Në pozitën e dytë ndodhet Toni Kroos që në vitin 2014 iu bashkua Real Madridit për 25 milionë euro, ndërsa me po të njëjtën shumë u transferua edhe Owen Hargreaves në Manchester United.

Mario Gotze zë pozitën e katërt pas rikthimit në Dortmund për 22 milionë euro, ndërsa po aq para pagoi edhe Atletico Madrid për Mario Mandzukiqin. Juventusi pagoi 17 milionë euro për rikthimin e Mehdi Benatias në Serie A, ndërsa një milionë më pak i kushtoi Wolfsburgut mesfushori brazilian Luiz Gustavo, raporton “Telegrafi”.Në pozitën e tetë ndodhet Mario Gomez që iu bashkua Fiorentinës për 15,500,000 euro në vitin 2013. E në mesin e transferimeve më të shtrenjta ndodhet edhe Xherdan Shaqiri që iu bashkua Interit për 15 milionë euro, ndërsa topdhjetëshen e përmbyllë danezi Hojbjerg që u transferua në Southampton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, njëherësh koordinator kombëtar…