Shiu përmbyt disa rrugë në Durrës

05 nëntor 2022 | 13:10

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Situata më problematike paraqitet të kryqëzimi i stadiumit, rruga “Aleksandër Goga”, rruga “Taulanti”, Stacioni i Trenit, në zonën e plazhit dhe në atë të ish-kënetës.

Për shkak të prezencës së ujit në rrugë, qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve është bërë shumë i vështirë për shkak se edhe niveli i ujit i ka kaluar 2-30 cm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar dy…