Shkarja gjuhësore e kryeministrit

15 janar 18:00

Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, nën përkujdesjen e zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ka mbajtur orën letrare të quajtur “Ora e Gjergjit”.

Fjalë rasti në këtë organizim ka mbajtur edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Por, në pankartën e madhe, të shpalosur në hollin e Bibliotekës Kombëtare, një gabim i madh drejtshkrimor pjesëmarrësve të shumtë ua vriste sytë. Është fjala për numërorin 550 që, pa vend, i është vënë një ë fundore dhe është bërë “vjetë”, raporton “Epoka e re”.

Sigurisht organizatorët dhe përkujdesësit e këtij organizimi, ata të zyrës së kryeministrit të Kosovës, e kanë bindur veten se 550 vjet është shumës dhe se duhet të shkruhet 550 vjetë.

Krahas shkarjes gjuhësore të kryeministrit, edhe Presidenca e Kosovës, me rastin e përgatitjeve për shënimin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dy herë radhazi nuk ia ka qëlluar me logon për shënimin e jubileut të Pavarësisë. Dy logot e dala në publik kanë rezultuar të jenë kopje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u mbajtur mbledhja…