Shkarkimet e Bordeve pa performancë janë ligjore edhe obligative për Qeverinë

22 shkurt 2020 | 11:31

Shkruan: Shyqyri Haxha

Vendimi i Qeverisë apo thënë më mirë aksionarit për shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës (TiK) është detyrë obligative, ky vendim është plotësisht ligjore, legjitim, i drejtë, kushtetues edhe me peshë kombëtare […Ligji i ndërmarrjeve publike: Neni 19 (19.1; 19.2; 19.3), Neni(et) 23, 30, 31, 32, 33].

Bordi i drejtorëve përfaqëson aksionarin, respektivisht qeverinë, dhe kjo ka obligim ligjore që ta ngritë performancen, zhvillojë dhe mbrojë pronën shtetrore. Bordi mban pergjegjësi ligjore, në rast se performanca e kompanisë bie në vazhdimesi. Bordi ka obligim dhe të drejtë ligjore që të ndërmarr ēmasa ndaj një menagjmenti që nuk tregon performancë. Në rast se bordi nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë, atëherë bordi mban përgjegjësi ligjore sepse nuk ka zbatuar detyrat dhe obligimet e percaktuara me ligjin për ndërmarrje publike, ligjin për Shoqëritë Tregtare, si dhe duke përfshirë obligimet kontraktuale që kanë me punëdhënesin (aksionarin/Qeverinë në këtë rast).

Përgjegjësia institucionale është zingjirore. Qeveria (aksionari), respektivisht Ministria përkatese (në këtë rast Ministria e Zhvillimit Ekonomik) mban përgjegjësi ligjore nëse nuk ndërmerrë masa për mbrojtjen e pasurisë publike. Njëkohesisht, bordi mban përgjegjësi ligjore nëse nuk ndërmerrë masa ndaj një menagjmenti që nuk ka performancë. Mengjamenti mban përgjegjësi në rast se nuk ndërmerrë masa ndaj dështimeve nëpër departmente, respektivisht njësi punuese…etj Pra, kjo përgjegjesi është zingjirore, duke filluar nga Qeveria…Bordi, Menagjmenti, deri tek nivelet me të ulta menagjeriale…

Çdo qeveri, mban përgjegjësi për mosmarrjen e masave ndaj bordeve dhe menagjmenteve në rast se ndërmarrjet publike kanë dështuar apo janë dëmtuar!

Qeveria/aksionari DUHET, të vazhdojë që të shqyrtojë performancen e çdo bordi dhe menagjmenti në TË GJITHA ndërmarrjet publike, për të qenë edhe më i sakt, qeveria mban përgjegjesi në baza ditore nëse nuk ndërmerr masa urgjente që të përmiresojë përformancën e të gjitha ndërmarrjeve publike…siç janë KEK, Trepça, TiK, Posta, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit..etj.

Këto masa duhet vazhduar edhe më tutje, dhe të shqyrtohet performanca e Rregullatorëve (siç janë Zyra e Rregullatorit për Energji, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)..etj

Ky është momenti i fundit që të shpëtohen ndërmarrjet publike nga falimentimi si dhe institucionet tjera bazë të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Qeveria duhet të ketë kujdes jashtëzakonisht të madh që largimet apo shkarkimet politike të mos ketë, sepse në situata të tilla shpesh mund të ndodh që të ketë ‘hakmarrje personale’ edhe politike individuale edhe grupore apo edhe rajonale, siç thot një fjalë popullore ‘Afër drurit të thatë djeget edhe druri i njom’. ‘HAKMARRJE politike’ nuk duhet të ketë në asnjë form sepse, edhe hakmarrjet politike mund të bëhen zingjirore edhe kjo do të çojë në shkatrrimin e institucioneve. Mirëpo shkarkimet në bazë të analizave të suksesit, performancës dhe interesit nacional, qeveria duhet përgëzuar për këto veprime profesinale dhe obligative, si dhe duhet inkurajuar që pa hezitim të vazhdojë shqyrtimin e përformancës në të gjitha ndërrmarrjet dhe institucionet publike…Duhet të merr fund një herë  e përgjithmonë  instalimi i ‘analfabetëve’ dhe psudomenagjerve në institucione vitale shtetrore. Vetëm kështu zhvillohet dhe mbrohet shteti për të cilin kemi dhënë shumë me gjenerata të tëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot, ka mbajtur…