Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

19 shkurt 2020 | 20:03

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.

Si rezultat, pas kësaj, siç ka thënë Hoti, Qeveria do të ndërmerr vendimet meritore lidhur me bordet e tyre.

“Duhet të shpëtojmë nga falimentimi këto ndërmarrje”, ka thënë Hoti.

Deklarata e zëvendëskryeministrit Hoti vjen pasi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi”.

“Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto ndërmarrje”(sic), ka shkruar Hoti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në Faqen…