Daut Haradinaj i reagon Qeverisë Kurti, thotë se Qeveria e tij po e bën mashtrimin e radhës

19 shkurt 2020 | 19:55

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në Faqen e tij, ka thënë se Qeveria Kurti ka marrë disa vendime të shpejta e me tendencë, shkruan “Epoka e re”.

“Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj”, shkruan Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.
DH

Shkrimit të tij, Haradinaj ia ka bashkëngjitur edhe një dokument në formën e fotografisë./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Optimist për ndeshjen është shfaqur kapiteni i Përfaqësues se Kosovës,…