Shkarkimi i drejtorit të RTK-së, Molliqaj: Çkapje për të kapë!

20 janar 2022 | 12:36

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit të RTK-së dhe emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të ri.

Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ajo çka po na vërtetohet qysh prej fillimit të pushtetit të Kurtit është që nën presionin e shantazhit e kërcënimeve të vazhdueshme Kurti do të kap çdo institucion të cilin e prek dora e pushtetit.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Çkapje për të kapë!

Ajo çka po na vërtetohet qysh prej fillimit të pushtetit të Kurtit është që nën presionin e shantazhit e kërcënimeve të vazhdueshme Kurti do të kap çdo institucion të cilin e prek dora e pushtetit.
Mbrëmë, bordi i sapozgjedhur i RTK-së ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të saj. Ky veprim është faza e fundit e sulmit të pushtetit ndaj televizionit publik RTK dhe kapjes së tij.
Kapja e institucioneve, nën shantazh e kërcënim, vërejtje e shkarkime djathtas e majtas, në emër të luftimit të korrupsionit e rritjes së efiçiencës, në fakt ka prodhur vetëm stagnim. Pushteti i Kurtit nuk është i interesuar për mirëqenie e zhvillim; këta duan pushtet, e sa më shumë pushtet, kudo e çdokund me çfarëdo çmimi, qoftë edhe duke vazhduar rrënimin e institucioneve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Einxhel Shkirës duket se nuk i del…