Shkarkimi i presidentit Meta do të votohet në parlament me 10 qershor

26 maj 2021 | 14:55

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.

Në edicionin e lajmeve të orës 12: 00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor. Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit…