Shkarkohet anëtarja e bordit të KOSTT-it

12 gusht 2021 | 12:49

Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka shkarkuar nga pozita e anëtares së bordit të KOSTT-it, Xhyldane Kiçmarin.

Kjo nuk ishte paraparë më herët, por rendi i ditës u plotësua edhe me një pikë të rendit të ditës, që ka të bëjë me shqyrtimin e raportit për shkarkimin e Xhyldane Kiçmari, anëtare e Bordit të ndërmarrjes KOSTT.

Ky propozim erdhi nga Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe Tregti.

Nënkryetarja e këtij Komisioni, deputetja e LVV-së Jeta Statovci tha se rekomandojnë që të shkarkohet Xhyldane Kiçmari për shkak të konfliktit të interesit, pasi ajo punon edhe në një institucion tjetër publik.

“Komisioni vlerësoi se ajo ka pranuar dy paga, dhe në vend që të merr masa të shmang konfliktin e interesit ka kërkuar kompensim për udhëtim dhe shpenzimeve tjera lidhur me të”, tha Statovci gjatë prezantimit të propozimit të Komisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në vazhdimësi po punon…