Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ushtrues detyre caktohet Valbon Krasniqi

06 korrik 2020 | 15:10

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni, Basri Sejdiun.

Ushtrues detyre në këtë pozitë është emëruar infektologu Valbon Krasniqi.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, më 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë”, ka njoftuar Bordi drejtues i ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e Akademisë…