Shkarkohet kryeshefit ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, Burim Kelmendi

08 korrik 2022 | 16:22

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bordi i Kompanisë “Pastrimi” ka nxjerrë vendim me të cilin shkarkon nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Burim Kelmendin.

“Bordi i KRM “Pastrimi”, ka nxjerrë vendim, me të cilin: SHKARKOHET nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendi. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit”, thuhet në njoftim.

Rama ka thënë se është konstatuar edhe nga Zyra e Auditorit të jashtëm se ka gjetur shkelje të rënda për kompaninë.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm.  Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022”, thuhet tutje.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”,  ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv, Burim Kelmendi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit.

Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm.

Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022.”, thuhet në njoftimin e plasur në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja franceze në Parlamentin Evropian, Dominique Bilde ka thënë se…