Shkarkohet ministri i Financave në Britani të Madhe

14 tetor 2022 | 15:45

Ministri britanik i Financave, Kwasi Kwarteng, ka konfirmuar të premten se është shkarkuar nga kryeministrja Liz Truss, duke u bërë kështu ministri i tretë që largohet nga qeveria këtë vit.

“Ju më keni kërkuar të jap dorëheqje nga posti i ministrit të  Financave. Unë kam pranuar”, ka thënë Kwarteng në një letër drejtuar Truss, të cilën ai e ka publikuar në “Twitter”.

Largimi i tij vjen pasi mediat kishin raportuar se ai ishte shkarkuar përpara një konference për shtyp nga Truss, kur ajo pritet të heqë pjesë të paketës së tyre ekonomike në një përpjekje për t’i mbijetuar tregut dhe trazirave politike që kanë kapluar vendin, shkruan “Reuters”.

Kwarteng cilësohet si ministri më “jetëshkurtër” në këtë detyrë, shkruan “BBC”.

Kwarteng është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për bisedime urgjente me Truss këtë mëngjes pasi kishte ndërprerë një takim me ministrat ndërkombëtarë të financave në Uashington DC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së…